Struktura e Partisë
Fronti Atdhetar Shqiptar funksionon sipas një strukture të qartë, transparente dhe demokratike që fillon nga baza dhe shkon drejt nivelit kombëtar.
1. Anëtarët Bazë
Të gjithë ata që bashkohen me FASh në komunën e tyre. Marrin pjesë në takime, votojnë dhe japin propozime.
2. Përfaqësuesit Komunalë
Zgjidhen nga anëtarët për të përfaqësuar komunën në nivel rajonal. Mbledhin mendime dhe informacione lokale.
3. Presidentët Rajonalë
Koordinojnë punën mes komunave brenda një qarku. Organizon takime, demonstrata dhe veprime strategjike.
4. Drejtuesit Kombëtarë
Vendosin për strategjitë madhore të partisë. Çdo vendim i madh miratohet nga shumica dhe reflekton vullnetin e popullit.
"Çdo shqiptar fillon në komunën e tij – dhe ngjitet sipas meritës dhe përkushtimit. FASh është ndërtuar nga populli për popullin."